“Lista e bardhë mund të bëhet e zezë”, Rama replikë me ndërtuesin: Po bëj 20 vite e kusur që merrem me racën tuaj, fajin kërkojeni në… (Debati i plotë) 23/12 12:03
Mediat serbe kanë komentuar mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
Deklarata e kryeministrit Rama ku tha se në javët në vijim do të vizitojë Kosovën për të konkretizuar marrëveshjen që do të kthejë portin e Durrësit në një doganë të përbashkët është cilësuar si provokim nga mediat serbe.
Gazeta serbe “Blic.rs“, shkruan se Edi Rama ka provokuar përsëri, pasi ka thënë se porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Sipas tyre synimi është heqja e kufijve mes dy vendeve fqinje.
Ajo gjithashtu shkruan se delegacioni i Prishtinës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, por ai nuk përfshiu ministrat nga lista serbe, Goran Rakić dhe Dalibor Jevtić.
Top Channel