Interesi i Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e vitit 2009 Shqipëri Greqi ka qenë i madh dhe kjo është zbuluar edhe nga një kabllogram i datës 9 tetor 2008.

Kabllogrami: Zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja” në negociata, duke përmendur SHBA-në.


Kreshink Spahiu, ish-nënkryetar i KLD-së, i shkarkuar pikërisht pas protestave për marrëveshjen e detit, thotë se anëtarët e gjykatës kushtetuese u kërcënuan. Për herë të parë, ai bën publike edhe një bisedë me ambasadorin e atëhershëm amerikan.


Kreshnik Spahiu-“Ju mund të provoni sistemin TIMS dhe 9 gjyqtarët pas vendimit fluturuan në SHBA ku ambasada nën justifikimin e një programi studimor i mori sa të qetësohej situata. E kam të konfirmuar personalisht edhe nga ambasadori Arvizu më pas që inkurajoi AK në protestat kundër marrëveshjes së detit”.


Mbrojtja që bëri anëtari i atëhershëm i grupit negociator Kristaq Gërveni ishte e pamjaftueshme dhe ajo u rrëzua nga kushtetuesja. Ngërçi në negociata ka shtyrë qeverinë shqiptare drejt një opsioni të ri.


Edi Rama-“Qasja ime ka qenë gjithmonë e prirur drejt një marrëveshje me një palë të tretë që është praktikë e përdorur nga shumë vende që zakonisht zgjedhin një shtet tjetër miqësor me të dyja vendet që të lehtësojë procesin, ose zgjedhin një gjykatë ndërkombëtare pasi është marrëveshje që vetvetiu krijon diskutim”.


Kreshnik Spahiu-“Fiton Shqipëria për shkak se s’kërkojmë as më shumë as më pak se sa një marrveshje që ka Greqia me Italinë, që do thotë i referohet të drejtës ndërkombëtare, konventave për delimitimin e kufijve detarë”.


Ksenofon Krisafi-“Zgjidhja më e mirë për mua do ishte çështja t’i referohet një institucioni, gjykate apo arbitrazhi ndërkombëtar ku ka më shumë shanse të ketë një frymë objektiviteti”.

 

 

Top Story/ “Bomba” i Spahiut: Ambasadori amerikan na inkurajoi në protestat për marrëveshjen detare!Interesi i Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e vitit 2009 Shqipëri Greqi ka qenë i madh dhe kjo është zbuluar edhe nga një kabllogram i datës 9 tetor 2008.Kabllogrami: Zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja” në negociata, duke përmendur SHBA-në. Kreshink Spahiu, ish-nënkryetar i KLD-së, i shkarkuar pikërisht pas protestave për marrëveshjen e detit, thotë se anëtarët e gjykatës kushtetuese u kërcënuan. Për herë të parë, ai bën publike edhe një bisedë me ambasadorin e atëhershëm amerikan.Kreshnik Spahiu-“Ju mund të provoni sistemin TIMS dhe 9 gjyqtarët pas vendimit fluturuan në SHBA ku ambasada nën justifikimin e një programi studimor i mori sa të qetësohej situata. E kam të konfirmuar personalisht edhe nga ambasadori Arvizu më pas që inkurajoi AK në protestat kundër marrëveshjes së detit”.Mbrojtja që bëri anëtari i atëhershëm i grupit negociator Kristaq Gërveni ishte e pamjaftueshme dhe ajo u rrëzua nga kushtetuesja. Ngërçi në negociata ka shtyrë qeverinë shqiptare drejt një opsioni të ri. Edi Rama-“Qasja ime ka qenë gjithmonë e prirur drejt një marrëveshje me një palë të tretë që është praktikë e përdorur nga shumë vende që zakonisht zgjedhin një shtet tjetër miqësor me të dyja vendet që të lehtësojë procesin, ose zgjedhin një gjykatë ndërkombëtare pasi është marrëveshje që vetvetiu krijon diskutim”.Kreshnik Spahiu-“Fiton Shqipëria për shkak se s’kërkojmë as më shumë as më pak se sa një marrveshje që ka Greqia me Italinë, që do thotë i referohet të drejtës ndërkombëtare, konventave për delimitimin e kufijve detarë”.Ksenofon Krisafi-“Zgjidhja më e mirë për mua do ishte çështja t’i referohet një institucioni, gjykate apo arbitrazhi ndërkombëtar ku ka më shumë shanse të ketë një frymë objektiviteti”.

Publiée par Andi Malasi sur Mardi 29 septembre 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA