“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj flet për TCh nga spitali: Mjekët më kanë dhënë disa ditë pushim, por do kthehem në shesh
Policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme grabitësish në qendër të Athinës.
Bëhet fjalë për 22 shqiptarë dhe 4 grekë, të gjithë në moshë të mitur, mëson Top Channel. Sipas policisë greke, banda operonte në zonën e qendrës së Athinës, kryesisht në zonat turistike të Akropolit,Monastirakit, Plakës dhe Ominias.
Deri tani është raportuar zbardhja e dhjetëra grabitjeve që anëtarët e saj kanë kryer ndaj qytetarëve të kryeqytetit helen vetëm gjatë muajve të fundit.
Metodat e bandës ishin shumë të ashpra, madje anëtarët e saj nuk nguronin të përdornin edhe thikat për të trembur viktimat e tyre, raporton TCH.
Në shumicën e rasteve, anëtarët e bandës e rrethonin viktimën,dhe nën kërcënim dhe presion, e detyronin t’ju jepte sendet me vlerë dhe celularët.
Nëse viktima reagonte, atëherë rrihej barbarisht madje në disa raste viktimat e dhunuara u dërguan në spital me plagë të rënda.
Ata akuzohen edhe për trafik lëndësh narkotike. Të gjithë do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.
Ndërkohë autoritet vendase u bëjnë thirrje prindërve të bëjnë kujdes lidhur me sjelljen agresive të të miturve dhe të raportojnë rastet e dyshuar se fëmijët e tyre janë bërë pjesë e bandave me qëllim për të parandaluar ngjarje edhe më të rënda kriminale.
Vetëm vitin e fundit sidomos mbas shpërthimit të pandemisë covid 19, janë shtuar ndjeshëm krimet e të miturve në vend, përkundër krimeve të të rriturve që kanë pësuar një rënie me më shumë se 12%./Artur Bibe, Athinë/
Top Channel