Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III 02/11 22:41
Mbesa e Joe Biden, Naomi, ka reaguar e revoltuar pas debatit të parë të xhaxhait të saj, me Donald Trump.
Ajo ka shkruajtur disa mesazhe me përçmim në drejtim të Trump, pasi ky i fundit i përmendi Biden, se vëllai i tij Hunte (babai i Naomit), ka qenë një drogaxhi.
“Të isha unë në debat, s’do kisha duruar dot as 5 minuta në atë skenë pa e goditur në fytyrë”, shkruajti ajo.
Sipas Naomit, Trump është presidenti më i keq në historinë e Amerikës ndaj dhe s’duhet të votohet për një mandat të dytë.
Naomi trazoi rrjetin pak kohë më parë, pasi gjatë një takimi të fushatës presidenciale të Joe Biden, u puth në buzë me këtë të fundit.
Top Channel