Buzhala bën deklaratën e fortë: Tribunali Special ka partnerë bashkëpunëtorët e Millosheviçit
30/09/2020 22:49
Në pjesën e dytë në Open në Top Channel debatit për dosjet e Hagës iu bashkua edhe gazetari i njohur Berat Buzhala. Buzhala hodhi akuza të forta ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se këto krime po hetohen për herë të 5-të.
‘Tribunali Special po heton për herë të 5 këto krime. Tribunali Special ka për partner Serbinë. Bashkëpunëtorë të Millosheviçit janë shndërru në partnerë të tribunalit.
Nuk mundet tribunal me dekoru bashkëpunëtorn e Millosheviçit. Presidenti aktual i Serbisë ka qenë ministër i Millosheviçit. Nuk mund të vijë drejtsia kur në themel ka padrejtësinë- tha Buzhala.
Top Channel