“Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun…. 24 vite pas shkatërrimit të zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 Sali Berisha ish president në atë kohë thotë se nuk ka patur dhunë dhe se këtë nuk e ka shënuar në raportin prej 36 faqesh as misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.
Kjo është deklarata që Berisha dha një natë më parë gjatë debatit në një studio televizive.
Për gazetarët, politikanët dhe qytetarët dëshmitarë të atyre ngjarjeve një mohim i tillë i dhunës dhe shkatërrimit të zgjedhjeve është absurd, ndërsa njerëzit kanë memorie. Këto janë disa pamje nga ajo që ndodhi me protestuesit e opozitës. Ky që shikoni duke u rrahur e tërhequr zvarrë në rrugë është Blendi Gonxhe, në atë kohë shumë i ri në moshë. Ndërsa personi që po goditet nga policët është Gaqo Apostoli.
Politikane të opozitës u rrahën por edhe fotoreporterë të huaj. Dhuna ishte pasojë e masakrës elektorale që ndodhi në 26 maj. Me polici dhe grupe militantësh u kërcënuan dhe dhunuan komisionerët e opozitës e cila u tërhoq nga zgjedhjet. Pas largimit të tyre badërdinë e numërimit të votave e pranon edhe Berisha.
Për zgjedhjet e 1996 Berisha shpalli armike edhe shefen e misionit të vëzhguesve Odri Gllover, ndërsa refuzoi thirrjen e departamentit të shtetit që të përsëriteshin zgjedhjet në 40 zona elektorale
Top Channel