Ushtria e Azerbajxhanit njoftoi se ka neutralizuar 2.300 ushtarë armenë në kundërsulmin që ka filluar për të çliruar territoret nën pushtim.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se luftimet e ashpra kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

“Në datat 27-30 shtator kanë vdekur dhe janë plagosur 2.300 ushtarë armenë si dhe janë shkatërruar rreth 130 tanke dhe mjete të blinduara, mbi 200 sisteme artilerike dhe raketore, rreth 25 sisteme kundërajrore, 6 pozicione të komandimit, drejtimit dhe vëzhgimit, 5 depo të municioneve, rreth 50 armë kundërajrore dhe 55 automjete”, tha në deklaratën e saj Ministria e Mbrojtjes.

Më tej në deklaratë theksohet se në luftimet e djeshme është neutralizuar një sistem S-300 i Armenisë në zonën Şuşakend në rajonin Hocavend nën pushtim dhe se është parandaluar sulmi i kryer në orët e këtij mëngjesi nga forcat armene të mbledhura në drejtim të zonës Madagiz për të rimarrë pozicionet e humbura.

Në deklaratë thuhet se operacionet ushtarake vazhdojnë në të gjithë vijën e frontit./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA