Sipas statistikave të fundit, 20% e martesave përfundojnë më divorc. Por para se të shkohet në ndarje, çifti e ka një mundësi për ta riparuar çka nuk shkon me marrëdhënien e tyre. Është terapia në çift. Por sa qasje kanë çiftet shqiptare ndaj kësaj praktike.
Valbona Treska, Psikologe, Terapiste: Europa e ushtron prej gati 30 vjetësh. Tek ne ka pak vite.
Ajo që vërejmë është që çiftet vijnë, pasi problemet janë shumëfishuar dhe shtresëzuar.
Nuk vijnë, sapo nisin mosmarrëveshjet.
Ata janë më pranë divorcit, se zgjidhjes së problemit.
Ne trajtojmë rreth 30 çifte në muaj.
Nje çift, në varësi të problemeve dhe krizave, bën rreth 10-12 seanca te psikologu.
Një seancë kushton nga 4000-5000 lekë të reja.
Ka çifte që i zgjidhin problemet, që me seancat e para.
Vijnë si burrat edhe gratë. Kanë një arsim të mirë, ose kanë qenë në emigracion dhe e kanë kulturen e terapisë në çift.
Më ka bërë përshtypje fakti që nuk vijnë vetem çifte nga Tirana, por edhe nga Pogradeci, Kucvova, Mallakastra, Berati etj.
Top Channel