Maqedonia e Veriut, të martën ka regjistruar 112 të infektuar me COVID-19 dhe tetë të vdekur nga testimi i 1.327 mostrave.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, viktimat janë: tre nga Shkupi të moshës 53, 76 dhe 82 vjeç, dy nga Struga të moshës 74 dhe 84 vjeç si dhe nga një në Tetovë, Dellçevë dhe Strumicë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 737 persona, shumica e tyre janë nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Struga, Dibra dhe Prilepi.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 44 raste, ndërsa numër më të vogël të të prekurve ka në 21 qytete tjera.

Të martën, janë regjistruar edhe 159 persona të shëruar, shifër kjo më e larta në dhjetë ditë e fundit, prej të cilëve vetëm në Shkup 42 persona.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtrirë 69 persona, 35 prej të cilëve janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Deri të martën në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 17.786 persona, prej tyre 14.801 persona janë shëruar kurse 2.248 ende janë aktiv. Që nga fillimi i pandemisë janë testuar 187.08 persona.

Top Channel