Grevë urie për pagat e vonuara/ Naftëtarët e Ballshit: Punëtorëve ju detyrohen 8 milionë euro

29/09/2020 15:11

Greva e urisë e naftëtarëve të Rafinerisë së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballshi ka hyrë në ditën e dytë, në mjediset e një qendre shëndetësore të papërshtatshme për këtë ngujim.

Në emër të 900 punonjësve, 10 naftëtarët grevistë kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre për rifillimin e punës dhe 13 paga nga korriku i vitit 2015 deri në gusht 2016. sipas kreut te sindikatës shuma totale që duhet t’u paguhet shkon ne 8 milion euro

Rafineria administrohet nga kompania Allum Enterprises e cila ka negociuar me naftëtarët, por pa rezultat.

Në maj të këtij viti, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Bankers dhe Allum kishin arritur marrëveshje për rifillimin e punës, por naftëtarët thonë se kjo nuk ka ndodhur dhe se tani greva e tyre, e dyta brenda vitit, do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA