Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.
Por parashikimet nuk janë aspak inkurajuese as për vazhdimin. Shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit, Sally Davies ka publikuar një artikull shqetësues në gazetën prestigjoze The Guardian.
“Një pandemi tjetër është në horizont. Kolegët e mi shkencëtarë vlerësojmë se duke nisur nga tani, do të përballemi me një pandemi ose të paktën emergjencë shëndetësore cdo pesë vjet. Dhe këto janë skenare optimiste, sepse realiteti mund të jetë edhe më keq”, shkruan ajo.
Davies këmbëngul që bota të përgatitet për të identifikuar në kohë kërcënimin e ardhshëm shëndetësor. Sipas saj duhen nxjerrë mësime nga e kaluara dhe ajo çfarë ndodhi me Covid 19 në mënyrë që gabimet të mos përsëriten.
Po kështu, thotë studiuesja, duhet ta detyrojmë veten që të mendojmë dhe të veprojmë ndryshe, duke shtuar se mobilizimi botëror për gjetjen e një vaksine është frymëzues, por autoritetet sipas saj duhet të shikojnë se çfarë përgatitjesh mund të bëjnë në pesë vitet e ardhshme për ta përballuar më mirë një emergjencë të re të shëndetit.
Top Channel