Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është përshkallëzuar duke lënë pas edhe viktima të tjera. Këtë herë, Azvision.az shkruan se i vdekur në zojën e parë të zjarrit ka mbetur një gjeneralmajor dhe dy oficerë të tjerë të rangut të lartë të ushtrisë armene.
Bëhet fjalë për Gjeneralmajorin Arakel Martikyan, Shefin e Drejtorisë së Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, i cili u vra në një shpërthim në vijën e kontaktit.
Dy oficerët e tjerë janë komandanti i Brigadës Speciale, Nënkolonel Vardanyan Lernik Aregi dhe Kolonel Nikolai Mikaelovich Aykyan.
Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e djeshme, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar ditën e djeshme se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Në total numri i viktimave ka shkuar në 39.
Top Channel