Falë albumit të fundit “Folklore” Taylor Swift ka arritur të spostojë një vend më poshtë Whitney Houston nga klasifikimi Bilbord 220.

Ylli i këngëtares po shkëlqen gjithmonë e më shumë dhe falë “Folklore”, Swifft arrin të kalojë dhe mbretëreshën e padiskutuar të popit. Whitney Houston ka qëndruar në krye të klasifikimit për 46 herë, ndërkohë që suksesi i diskut të Swiffti, i cili s’ka vetëm një muaj që është hedhur në treg, i dha fund pushtimit që ajo i ka bërë kësaj renditjeje.

Billborad 200 është lista e klasifikimit për albumet më të njohura në SHBA, e cila kombinon shitjet fizike me ato digjitale. Në krye të klasifikimit të të gjitha kohërave qëndron grupi legjendar Beatles me 132 herë, si solist Elvis Presley me 67 herë, i ndjekur nga këngëtari i muzikës kauntri Grath Brooks me 52 herë, më pas vjen Micheal Jackson me 51 herë, Taylor Swift me 47 herë dhe Whitney Houston me 46 herë duke zbritur një shkallë më poshtë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA