Të gjithë e keni vënë re ndryshimin drastik në peshë të këngëtares së njohur Anxhela Peristeri.

Ajo zbuloi në rubrikën më të re në ‘E Diell’, ‘N’fermë’, se në të kaluarën ka pas peshuar 85 kilogramë, ndërsa peshorja tani tregon 65. E gjitha, rrëfen Anxhela, u arrit pasi hoqi dorë nga konsumimi i bukës dhe të ushqyerit shëndetshëm.

 

Anxhela Peristeri: Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jasht kur jam e lodhur por kryesith vetë.

Ervin Kurti: Kur vij tek ti, unë e shijoj shumë gatimin por ti më bërtet për një gjë mos sill bukë. Po pse.

Anxhela Peristeri: Sepse buka ka gluten, gluteni të frynë.

Ervin Kurti: Po ti deri dje haje bukë.

Anxhela Peristeri: Prandaj isha 85 kilogramë. Ndërsa tani jam 65.

Ervin Kurti: Domethënë ke hequr 20 kile. Do heqësh më?

Anxhela Peristeri: Po them ja tre, katër.

Ervin Kurti: Vetëm bukën ke hequr?

Anxhela Peristeri: Po vetëm bukën.

Ervin Kurti: Gatime bio? Po si ja bën kur ke neps dhe hap frigoriferin?

Anxhela Peristeri: Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë.

 

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA