Pas apelit në Top Channel, të afërmit gjejnë kosovarin e moshuar që kishte humbur Durrës

26/09/2020 12:11

Shqiptari nga Kosova, i quajtur Ahmet Sulaj i cili endej rrugëve të Durrësit prej dy ditëve është pranë familjes tashmë, pasi ata panë lajmin në faqen e Top Channel.

Tashmë i moshuari ndodhet tani pranë  familjes në Prizren, pasi të afërmit e tij shkuan dhe e morën.

Banorë të zonës e kanë ndihmuar me veshje pasi për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave, veshja e tij ka qenë e papërshtatshme. Para dy ditëve ai tha se ka qenë edhe në polici, por sërish endej rrugëve se nuk mbante mend shtëpinë.

.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA