Tjetër arritje për Arilena Arën, zgjidhet si një nga 8 vajzat më me influencë në botë për “Milan Fashion Week”

24/09/2020 12:30

Si çdo vit do të mbahet eventi i rëndësishëm i “Milan Fashion Week”, i cili kësaj radhe i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong.

Ndryshimi kryesor i këtij eventi është se këtë vit vjen në platformën online për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Për Gratë e Fuqishme” është motoja e “Milan Fashion Week”, ku stilistja ka ftuar tetë femra të famshme ndërkombëtare dhe me më influencë në botë për të interpretuar koleksionin e ri.

Dhe e dini se mes këtyre 8 vajzave është edhe një shqiptare? Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur dhe të dashur për publikun, Arilena Ara, e cila si gjithmonë ka shkëlqyer.

Filozofia e këtij viti e Vogue dhe “Milan Fashion Week” është bërja bashkë e karakteristikave të ndryshme mes Lindjes dhe Perëndimit, duke nxjerrë në pah të bukurën mes të dy kulturave.

Arilena Ara flet për veshjen e saj, teksa duhet ta pranojmë se përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e këtij kasti nuk është e rastësishme dhe sigurisht do i shërbejë edhe në të ardhmen.

Secila prej vajzave rrëfen filozofinë e ‘MAXRIENY BY SARA WONG’ dhe të gjitha të marra së bashku krijojnë një shfaqje të vërtetë mode që transmetohet në të gjithë botën këtë pasdite.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA