Policia sekuestron 324 mijë prezervativë të përdorur/ Vietnam, paketoheshin sërish dhe shiteshin si të rinj

24/09/2020 13:17

324 mijë prezervativë të përdorur janë sekuestruar nga policia vietnameze, të cilët pas pastrimit janë shitur sërish.

Punëtorët kishin për detyrë t’i pastronin mjetet kontraceptive, para se t’u jepnin formë të re me një “lodër seksi të drunjtë”.

Prezervativët më pas janë ripaketuar para se të nxirreshin sërish në treg, ku deri më tani u janë shitur mijëra qytetarëve. Operacioni i policisë vietnameze është kryer në një depo në provincën Binh Duong, në pjesën jugore të Vietnamit.

Ata kanë boshatisur depon dhe kanë arrestuar një 33-vjeçar të identifikuar si Pham Thi Thanh Ngoc, pronar i objektit. Ngoc i ka marrë prezervativët nga një person i panjohur, që ia sillte një herë në muaj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA