Pamje nga pusi i naftës

Një  pus nafte i kompanisë “Terra Oil Suiss” ka marrë flakë në Mallakastër në afërsi të fshatit Belishovë.

Pusi ndodhet në anë të rrugës Fier-Ballsh, pranë vendit të quajtur lokal Gjanica. Punëtorët ishin duke pastruar pusin e naftës, një procedurë rutinë, ku teksa ishin në përfundim të pastrimit, nga thellësia e pusit ka dalë një shtresë gazi.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit të shkaktuar nga gurët që ndodhen në brendësi të pusit të naftës, ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrfikëse nga Ballshi dhe Albpetroli, të cilat së bashku me naftëtarët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Zjarri është shuar por aktualisht nga pusi vazhdon të rrjedhë gaz.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA