Debati për listat dhe koalicionet, Kim: Çdo propozim pas marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë me mirëbesim!

24/09/2020 11:44

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur me debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.

Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.

Postimi i plotë në twitter:

“I kujtojmë Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit Lulzim Basha, si dhe drejtuesve të tjerë për të gjithë premtimet e bëra në lidhje me 6/5 dhe çdo masë përtej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë, por ju, udhëheqësit e Shqipërisë, jeni pala përgjegjëse”.

Top Channel