Mbi 20 organizata kërkojnë dialog dhe protesta paqësore, Rama: Bujrum për dialog, ku të doni, kur të doni, pa kushte 19/10 13:12
Zjarrfikësit e Tiranës do të shpërblehen financiarisht për angazhimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.
Nisma vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi do t’i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.
Shpërblimi vjen si vlerësim për efektivët që u angazhuan në terren në luftën me flakët, në një periudhë me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme.
Zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të ndërhyrjeve, duke punuar për shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.
Nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.
Top Channel