Yuri Kim: Reforma në drejtësi proces i rëndësishëm për të ardhmen!
23/09/2020 15:40
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ditën e sotme.
Si mbështetëse e procesit të reformës në drejtësi, Kim shkruan në Twitter se implementimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Ambasadorja thotë se nuk duhet ndalur përpara atyre që nuk duan drejtësi.
Postimi i plotë i Yuri Kim:
“Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Nevojë për të hequr pengesat dhe për të gjetur zgjidhje praktike. Duhet që t’i evitojmë pengesat, të kërkohen zgjidhje praktike dhe mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë”.
Top Channel