I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Frrok Çupi.

Kryeministri Rama gjatë ushtrimit të mandatit të tij i ka dhënë një rëndësi të veçantë gruas, duke ripërsëritur disa herë që 30% e parlamentit do të përbëhet nga femrat.

I vendosur përballë kësaj pyetje, analisti Çupi u shpreh se teori të tilla janë komuniste, pasi sipas tij, duke referuar këtu edhe filozofë të shumtë, gratë e burrat në një shoqëri duhen të jenë të me të drejta të barabarta.

Denis Dyrnjaja: Më ka bërë përshtypje kjo pjesa e theksuar fort nga kryeministri, tek pjesa e pjesëmarrjes së gruas, 30% që i jep një lloj avantazhi gjinor grave në politikë. Edhe pse mund të duket si një konotacion maskilist, unë mendoj që një grua që e meriton votën nuk mund të ketë avantazhe ndaj një burri që edhe ai e meriton votën. A është e drejtë?


Frrok Çupi: Është histori e gjatë kjo, është një temë shumë e gjerë, pr po përpiqem të them mendimin tim. Më tingëllon pak komuniste, më tingëllon si majtiste ekstreme që ne udhëheqësit të vëmë gishtin dhe të numërojmë gratë. Kjo konsiderohet manovër elektorale dhe pragmatizmi nuk pi ujë në këtë rast. ne ndodhemi në një moment që numërojmë gratë dhe numërimi i grave është një gjë shumë e keqe Ne kemi kaluar shoqërinë kur njeriu ishte numër. Ne ndodhemi në një fazë historike botërore, kur lëvizjet feministe janë maksimaliste të majta që po ushqejnë liberalizmin e majtë i cili po shkakton trauma të mëdha në vende të ndryshme të botës. Ne vijmë tek një moment kur ne ja japim vlerën grave dhe jo ato e kanë vetë vlerën e tyre, kjo bie në kundërshtim me vetë qenien. Umberto Eko thotë se gruaja ka përngjasimin e perëndisë dhe e shikon të projektuar vetëm atje. Ka filozofë të tjerë që burrat dhe gratë nuk kanë dallime.

Top Channel