Arturo Vidal ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Interin, me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Mesfushori është transferuar nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi blaugranët kanë hequr dorë nga kërkesa për një milionë euro dhe janë pajtuar vetëm me pagesat të lidhura me performancat.

Kiliani kishte arritur në Milano të dielën mbrëma, ndërsa të hënën iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruante kontratën.

Njoftimi zyrtar nga klubi italian është bërë gjatë ditës së sotme (e martë), përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale dhe websitin e zikaltrëve.

Vidal kthehet në Serie A, ku gjatë viteve 2011-2015 ka luajtur te Juventusi, ndërsa edhe te “Zonja e Vjetër “ka punuar nën urdhrat e Antonio Contes.

Top Channel