Superkupa Evropiane/  Bayern, tifozë kryejne testet Covid

22/09/2020 11:57

Tifozët e Bayernit të Mynihut filluan t’iu nënshtrohen testeve për Covid-19 në prag të udhëtimit të tyre drejt Hungarisë për të ndjekur ndeshjen e Superkupës Evropiane mes Bayernit dhe Sevillas.

Klubi bavarez ka ofruar testet falas të coronavirusit për ata që kanë mundur të sigurojnë bileta për këtë finale që do të luhet ditën e enjte në 24 shtator. UEFA ka vendosur që të lejojë publik në stadium në Superkupën Evropiane që do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit me kapacitet 67 mijë vende.

Për sfidën mes Bayernit dhe Sevillas do të lejohen të hyjnë në stadium një numër tifozësh sa 30% e kapavcitetit të impiantit pra rreth 20 mijë persona. Si Bayerni ashtu edhe Sevilla u lejuan që të shesin nga 3000 bileta secili për tifozët respektiv.

Ndërkaq mësohet se ka pasur anulime të blerjeve të biletave nga tifozët gjermanë pas deklaratave të autoriteteve shëndetësore gjermane  se Budapesti është një zonë e rrezikut të lartë.

Kreu i landit të Bavarisëe, Markus Soeder tha se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe se po mendon që të marrë masa strikte karantinimi. për më tepër ai ka shfaqur dëshirën që t’i propozojë kabinetit që personat të cilët ndjekin evente sportive dhe kulturore jashtë kufive te vendit duhet të respektojnë rregullat e karantinimit.

Që do të thotë se tifozët e futbollit do të duhet të hyjnë në vetëizolim ose të kryejnë vete testet për Covid pas kthimit edhe nëse ata kanë qëndruar më pak se 48 orë jashtë vendit. Rregulli aktual në Mynih thekson se personat që kanë qëndruar në vende me rrezik të lartë më pak se 48 orë nuk janë të detyruar të hyjnë në karantinë 2 javore

 

Top Channel