18/11 07:12
Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, duket se nuk njeh moshë. Është 51 vjeçe dhe është super seksi. Së fundmi, ajo ka pozuar me një palë bikini, duke treguar se mosha për të është thjesht një numër.
Bukuroshja postoi në “Instagram” fotografi ku ekspozoi format e saj të tonifikuara trupore dhe elegante. Ndonëse është 51-vjeçe, ajo ka një trup për tu pasur zili nga çdo femër.
“O Zot i madh është e pamundur, 51-vjeçe”- shkroi një prej ndjekësve të saj. Por në pozën e saj ka edhe mijëra komplimente të tjera.
Kujtojmë se JLo është nënë e binjakëve 12-vjeçarë, Max dhe Emme. Ndërkohë është në një marrëdhënie me sportistin, Alex Rodriguez, i cili gjithashtu ka dy vajza nga një martesë e mëparshme.
Top Channel