Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 32°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C deri në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 30°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA