Epike/ “A do të martohesh me mua”? Tatuazhi në trup kthehet në propozimin më të veçantë (FOTO)

20/09/2020 09:36

Propozimi për martesë është një moment i sikletshëm për cilindo.

Meshkujt do të vendosen para një nga provave më të vështira në jetën e tyre, për të marrë një përgjigje që jo pak herë rezulton negative. Mirëpo, shumica prej tyre përpiqen që të gjejnë mënyrën dhe formën e duhur për t’ia arritur që të “rrëmbejnë” po-në aq të dashuruar.

E tillë ishte dhe supriza e shoferit nga Britania e Madhe, Smitten Bruno Neves. Ai i kërkoi partneres Patricia Calado, ta shoqëronte në sallonin e tij të preferuar të tatuazheve që të ngjyroste në trup “artin” e radhës. Por pas 45 minutash pritjeje, Patricia u surprizua jo pak, kur përpara syve iu shfaq partneri me një tatuazh në zonën e gjoksit, ku shkruhej:

“A do të martohesh me mua”. Natyrisht kjo mënyrë kreative propozimi, nuk kishte si të mos merrte një përgjigje pozitive nga krahu tjetër.

Tashmë Bruno dhe Patricia janë në pritje për të kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA