Bebe Rexha po dëshmon se jeta e saj e dashurisë nuk është ‘një rrëmujë’ siç ka kënduar në të kaluarën në këngën “I’m a mess”.
Bukuroshja e lindur Brooklyn – e cila festoi ditëlindjen e saj të 31-të para disa javësh – konfirmoi të enjten se ajo është në një romancë të re me kinematografin Keyan Safyari ndërsa të dy u fotografuan duke u puthur.
Interpretuesja e hiteve befasoi të dashurin e saj me një udhëtim në një veturë ‘Ferrari’ për të festuar ditëlindjen e tij, shkruan DailyMail.
Bebe Rexha shihej e veshur me një kostum të zi me lëkurë gjarpëri dhe material rrjete, teksa qëndronte në majë të gishtërinjve për të puthur të dashurin e saj të gjatë dhe të pashëm.
Këngëtarja ishte padyshim në qiellin e shtatë teksa po puthej me të dashurin me butësi, ndërsa qeni i saj Bear shikonte.
Keyan, i cili është një kinematograf televiziv dhe komercial, u pa i veshur mjaft me stil në ditën e veçantë të tij.
Ai veshi një palë xhinse të zeza me një këmishë po të zezë, kombinuar me një palë çizme të zeza dhe syze dielli.
Këngëtarja e hitit “Call You Mine” vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa doli nga shtëpia e saj në një set të pajisur me dantella.
Ajo shfaqi pjesën e pasme të saj për t’u patur zili, pasi kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një palë çizme të zeza me majë.
Bebe Rexha u sigurua që të qëndronte e mbrojtur me një maskë të zezë për fytyrën, teksa mbante edhe një palë syze dielli të mëdha kur po përgatitej të largohej me veturën sportive luksoze.
Edhe vet artistja me prejardhje shqiptare publikoi një fotografi me të dashurin në InstaStory për t’i uruar ditëlindjen, por ja mbuloi fytyrën me një emoji.
Top Channel