BE-Sanofi marrëveshje për 300 milionë doza të vaksinës antiCovid-19
19/09/2020 20:13
Komisioni Europian ka zyrtarizuar marrëveshjen me Sanofin dhe GSK që do të mundësojë për vendet e Bashkimit Europian të blejnë deri në 300 milionë doza vaksine antiCOVID-19, të prodhuara mes shoqërive farmaceutike franceze dhe partnerit britanik.
Sanofi dhe GSK janë angazhuar të sigurojnë një pjesë të furnizimit të tyre me vaksinë në bashkëpunim me Covax, strukturë e OBSH-së, e krijuar për të garantuar akses universal të vaksinës kundër koronavirusit.
Komisioni ka nënshkruar një kontratë të ngjashme me AstraZeneca dhe po vazhdon bisedimet për të zyrtarizuar marrëveshjet me katër kompani të tjera (Johnson & Johnson, Curevac, Moderna dhe BioNtech).
Top Channel