Tirana ndaj Young Boys/ Short i  vështirë në ‘play off’

18/09/2020 14:50

Pengesa e fundit e Tiranës drejt fazës së grupeve në Ligën e Europës do të jetë Jang Bojs.

Në një ceremoni të improvizuar me pjesëmarrës virtual dhe me vetëm një prezantues që shpjegoi të gjithë procedurën, bardheblutë mësuan nga goglat e Nionit edhe rivalët e ardhshëm në kompeticionin kontinental, një short që mund të kishte shkuar më mirë për skuadrën e vetme shqiptare të mbetur në kupat e UEFA-s.

Si të mos mjaftonte vështirësia e kundërshtarit, ekipi kampion i Shqipërisë do të luajë në transfertë ndaj helvetikëve në përballjen e programuar mbrëmjen 1 Tetorit. Jang Bojs janë kampionët në fuqi të Zvicrës dhe në rrugëtimin fillestar këtë sezon, u eliminuan në Champions nga Midtylland. Tani skuadra e trajnerit Egbo do të ketë ndeshjen më të rëndësishme, përballë një kundërshtari me koeficent më të mirë, por të kalueshëm, të paktën në letër.

Tirana luan ndaj Jang Bojs në stadiumin e Bernës në 1 tetor në një ndeshje direkte që vendos edhe skuadrën që do ti bashkohet grupeve të Europa ligës.

Top Channel