FOTO/ Shumë pranë insekteve, fotografi dhuron spektakël me një aparat celular

18/09/2020 11:40

Një artist indonezian ka provuar aftësitë e tij në të fotografuar duke fokusuar insekte e më pas duke zmadhuar imazhin e përftuar.

Andi Sridyai arriti t’i realizonte fotografitë spektakolare me një “Samsung Galaxy A5” . Fotografi ka pasur si subjekt hardhuca, karkaleca, merimanga e shumë insekte të tjera.

“Jam dashuruar me fotografinë që kur kam qenë në shkollë te mesme. Por për shkak se më mungonin pajisjet, vendosa që telefonin ta improvizoja në një aparat fotografik dhe në objektiv të kisha insektet”, u shpreh fotografi 31-vjeçar.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel