Një atentat ka ndodhur në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të një lokali ku viktimë e atentatit është shtetasi Bujar çela rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Mësohet se një automjet është duke u djegur në Murras, i cili dyshohet të jetë i autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA