‘Udhëheqësi nga Shqipëria i grupeve kriminale u mposht’/ Aksioni anti drogë ndërkombëtar, mediat italiane: Kapen mln €

17/09/2020 10:36

Mediat italiane i kanë bërë jehonë super aksionit ndërkombëtar të drogës që u zhvillua në Vlorë dhe në shtete të tjera.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Top Channel mëson se janë sekuestruar disa tonelata drogë, miliona euro si dhe janë kryer dhjetëra arrestime.

Ndërkohë sipas policisë italiane thuhet se “Udhëheqësi kontinental i grupeve shqiptare të drogës është mposhtur’. Më tej thuhet se policia e Firencez  bën me dije se ka mposhtur një kartel kriminal shumë të madh.

“Hetimi u krye si pjesë e një “Ekipi të Përbashkët Hetimor” të përbërë nga shërbimi operativ qendror i Drejtorisë Qendrore të Krimit, Ekipi i Lëvizjes Florence, Hollandeze Finec dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Drogës, me koordinimin e Eurojust dhe Europol, Drejtoria Kombëtare Anti-Mafia dhe Kundër Terrorizmit dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale” shpjegojnë mediat italiane.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se aksioni është zhvilluar njëkohësisht në Gjermani Itali, Belgjikë, Spanjë dhe Dubai sipas burimeve të Anila Hoxhës  janë dhënë 20 urdhër arreste.

Rrjeti i drogës ka sjellë kokainë në Evropë kryesisht në Belgjikë dhe Holandë nga Ekuadori. Pjesëtar i rrjetit dhe me rol kryesor dyshohet se është shqiptari Dritan Rexhepi i burgosur në Ekuador, një nga shqiptarët me të kërkuar në botë,  i arratisur nga burgjet e tri shteteve, i kapur nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës.  Ai gjithashtu vrau në vitin 1999 në Krujë dy policë dhe u dënua me 25 vite burg. Grupi i trafikantëve të kokainës e forcoi aktivitetin nga viti 2016 e më vonë.

Burimet shtojnë se rolin më aktiv nga nga pesë të arrestuarit në Shqipëri e ka pasur J.Ll. , i  cili koordinonte veprimet për ngarkesat që hynin ne Evropë dhe jetonte mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë në Vlorë,  pjesë e rrjetit të trafikimi të kokainës janë E. J., 27 vjeç, G.M.,  35 vjeç, V.L. , 40 vjeç,, R.I.,  33 vjeç. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim gjatë operacionit policor antidrogë në Vlorë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA