Granada i bën “poker” Teutës, spanjollët i nisin mbarë kualifikueset

17/09/2020 17:58

Teuta është mposhtur me një rezultat të thellë 0-4 nga ekipi spanjoll i Granadas duke i dhënë kështu lamtumirën shpresës për të ecur sa më lart në turet eliminuese të Europa Ligës.

Djemtë e drejtuar nga Edi Martini nuk kanë rezistuar më shumë se 5 minuta, kur sulmuesi  Roberto Soldado hapi ndeshjen. Në pjesën e parë, portieri Frashëri u detyrua ta nxirrte edhe dy herë të tjera topin nga rrjeta. Pasi Kenedy dhe Herrera shënuan përkasisht në minutat 10 dhe 31.

Edhe pjesa e dytë ka nisur me një gol të shpejtë nga spanjollët, ku Herrera shënoi edhe golin e katërt për ekipin e tij dhe të dytin personal. Durrsakët u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Fabio Beqja doli me karton të kuq.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel