Fitore “in extremis” e Hapoel Beer Sheva , Laçi humb shansin historik

17/09/2020 21:08

Hapoel Beer Sheva arrin të përmbysë ndeshjen ndaj Laçit duke kaluar kështu në turit e trëtë eliminues të Europa Ligës.

Edhe pse kurbinasit kaluan në avantazh të parë me anë të Nëabuezes që në minutën e 59, nuk arritën që ta administronin këtë rezultat që do e kalonte në turin tjetër.

Pas daljës me karton të kuq të Deliut në minutën e 86-të, izraelitët u hodhën në sulm për të barazuar ndeshjen. Të besuarit e Abuksis arritën që të barazonin ndeshjen me anë të Agudelos në minutën e parë të shtesës dhe pas tre minutash arritën të kthenin edhe rezultatin me anë të francezit Varenne.

Për të dytin vit radhazi, kurbinasit eleminohen nga izraelitet me të njëjtin rezultat 1-2.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel