Me pandeminë e koronavirusit të vënë disi nën kontroll, thuajse të gjithë vendet në botë kanë rihapur shkollat e tyre. Një hap të tillë e ka ndërmarrë edhe vendi i mbyllur i Koresë së Veriut.
Por ndryshe nga vitet e kaluara, fëmijët parashkollorë atje do të duhet të kalojnë 90 minuta në ditë për të mësuar rreth udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un.
Raportohet se metoda e re të mësuarit është vendosur nga motra e diktatorit suprem, Kim Jong Un.
Më parë, fëmijët parashkollorë u duhet të mësonin vetëm 30 minuta mbi Kim Jong Un. Por sipas kurrikulës së re, parashkollorëve u thuhet se kur Kim Jong Un ishte vetëm pesë vjeç, ishte një fëmijë i ndritshëm, që “hipi në një jaht, bëri praktikë dhe i pëlqente të lexonte”.
Top Channel