Tuchel i brengosur për dënimin që po e pret Neymarin

16/09/2020 14:58

Trajneri i Paris – Saint – Grmain Thomas Tuchel është i brengosur për suspendimin potencial që po e pret yllin e skuadrës Neymar pas përleshjes që pati me lojtarët e Marselle.

Neymar ishte përfshirë në një përleshje masive me lojtarët e Marselle të dielën e kaluar dhe u ndëshkua me karton të kuq pas shikimit të situatës me teknologjinë VAR. Dënimi për këtë gjest pritet të shpallet sot nga Komisioni Disiplinor i Ligue-1.

Tuchel shprehet se është i shqetësuar pasi dënimi mund të jetë shumë i rëndë.

“Po, jemi të brengosur rreth vendimit sepse nuk e dimë për sa kohë mund ta humbasim lojtarin. Ne jemi në krizë të rezultateve. Kemi pësuar tri humbje dhe ne nuk jemi mësuar kështu. Për mua, ne kishim një ndeshje të mirë ndaj Marselle, por jo edhe rezultatin. E kemi filluar sezonin pa asnjë ndeshje miqësore dhe pa përgatitje të mirëfillta para-sezonale.”

Top Channel