Del VIDEO e turpshme/ Në mes të pandemisë Di Maria pështyn kundërshtarin në fushë

16/09/2020 21:58

Tensionet në futboll janë evidente, por kur rrjedha e lojës kalon larg aspektit futbollistik, gjobat e dënimet mund të jenë me kosto tepër të lartë.

E tillë duket se do të jetë për mesfushorin argjentinas të PSG-së, Angel Di Maria. Në klasiken që u zhvillua të dielën që lamë pas, ndaj parisienëve dhe Olympique de Marseille, argjentinasi pështyu qëllimisht mbi mbrojtësin Alvaro Gonzales.

Këtë gjë e dëshmojnë filmimet që kanë qarkulluar pas ndeshjesh, ku shfaqet Di Maria duke bërë disa hapa, e më pas kthen kokën e pështyn në drejtim të Gonzales. Në komitetin disiplinor që do të mblidhet sot në mbrëmje, Di Maria pritet të dënohet me të paktën gjashtë ndeshje pezullim.

Por duke parë situatën që ndodhet bota sot, por edhe faktin që argjentinasi sapo ka fituar betejën me virusin, dënimi mund të jetë më i rëndë.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

Top Channel