Pjaniç harron Juventusin: Tani jam në klubin më të madh në botë

15/09/2020 17:10

Sot ishte dita e prezantimit të Miralem Pjaniç si lojtar i Barcelonës.

Mesfushori u prezantua me fanellën e Barcelonës së bashku me presidentin Josep Maria Bartomeu.

Pjaniç u transferua në “Camp Nou” si pjesë e operacionit të shkëmbimit me brazilianin Arturo, i cili lëvizi në drejtim të kundërt.

“Të largohesha nga Juventusi ishte diçka e komplikuar. U largova nga një klub i mrekullueshëm, por një lojtar duhet të ketë ambicie për t’u rritur dhe të kërkoj sfida të reja. Pas nëntë viteve në Itali, unë kisha nevojë për objektiva të reja dhe Barcelona ishte klubi im i ëndrrave”, tha Pjaniç para gazetarëve.

“E falënderoj presidentin Bartomeu dhe drejtorin sportiv Eric Abidal që më kanë uruar mirëseardhje dhe iu premtoj se do të jap maksimumin për ta bërë Barcelonën klub i cili fiton vazhdimisht trofe”, përfundoi mesfushori nga Bosnja.

Top Channel