Pandemia e koronavirusit ka zmbrapsur përparimin në shëndetin global dhe ka vënë miliona njerëz në rrezik nga sëmundjet fatale dhe varfëria, thuhet në një raport të Fondacionit Bill & Melinda Gates.

Për shkak të efekteve të pandemisë, varfëria ekstreme është rritur për 7 përqind dhe imunizimi rutine me vaksina është duke rënë në nivele që për herë të fundit janë parë në vitet 1990, thuhet në raportin e publikuar të martën.

“Është një frenim i madh”, tha miliarderi bashkudhëheqës i fondacionit dhe financues i shëndetit global.

“Pandemia COVID-19 jo vetëm që e ndaloi përparimin, por e ktheu prapa atë”, shtoi ai në një telekonferencë me gazetarët.

Raporti, i titulluar “COVID-19: Një perspektivë globale”, po ashtu konstatoi se pandemia ka pasur ndikim disproporcional te gratë, komunitetet racore, pakicat etnike dhe njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme. Gates, megjithate thote se “pavarësisht nëse na duhen dy vjet, apo edhe tre, ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë dhe do të kthehemi në rrugën e duhur”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz në gjithë botën, e ka marrë mbi 928,000 jete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA