Arsenali konfirmon se Aubameyang nënshkroi kontratë të re 3-vjeçare

15/09/2020 17:31

Klubi londinez i Arsenal konfirmoi se sulmuesi kryesor Pierre-Emerick Aubameyang ka nënshkruar një kontratë të re, duke zgjidhur ngërçin e disa muajve me një nga goleadorët më spektakolarë të Premierligës.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano, tha se Aubameyang kishte refuzuar deri tani dy oferta të mëparshme nga klubi.

Kontrata e re tre-vjeçare deri në 2023, besohet se është në vlerën e 350,000 paundë në javë, duke e bërë atë më të paguarin e klubit, me rrogë më të lartë edhe se Mesut Ozil.

Aubameyang ishte protagonisti kryesor i suksesit të klubit në fitoren e Kupës së Federatës FA Cup, duke shënuar dy gola në gjysmë-finale kundër Manchester City dhe dy golat e fitores kundër Chelsea në finale.

Top Channel