Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Vitit të Ri Hebraik, deklaroi sot se është nder për Kosovën që kjo festë po shënohet në Kosovë, me lajmin e shumëpritur të njohjes nga shteti i Izraelit.

Gjatë adresimit të tij në një event të organizuar për Vitin e Ri Hebraik, kreu i vendit tonë theksoi se miqësia historike mes dy popujve tanë po forcohet çdo ditë e më tepër dhe se po ndërtohet një urë e veçantë e komunikimit nga i cili do të përfitojnë Kosova dhe Izraeli.

“Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai.

Ai theksoi se presidenti Donald Trump me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë bëri atë që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë, në kohën kur të tjerët sipas tij ishin skeptikë me punën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenelli.

Ndërsa, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka uruar popullin izraelit me rastin e Vitit të Ri Hebraik, duke thënë gjatë luftës ishte populli i Izraelit ai i cili hapi rrugën për refugjatët nga Kosova.

“Nuk ka popull që kupton më mire vuajtjet e njëri tjetrit se sa populli i Izraelit dhe ai i Kosovës. Është lajm që edhe politika arriti stadin për të kurorëzuar miqësinë mes dy vendeve. Të festojmë të tashmen dhe të shpresojmë për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se kjo festë është i veçantë, meqë sivjet i paraprin njohjes së Kosovës nga Izraeli.

“Përkujtoj se Republika e Kosovës është demokraci sekulare. Kësaj radhe viti i ri hebraik është i posaçëm. Shënon njohjen Kosovë-Izrael. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona me miqësore, me shtetin mik”, u shpreh ai.

Edhe ish-kryeministri Albin Kurti theksoi se njohja nga Izraeli është hapi i parë i miqësisë.

“Ne në këtë festë me gjithë zemër urojmë bardhësi për bashkëkombësit tanë hebraikë. Njohja shtetërore do të jetë vetëm hapi i parë i miqësisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbahet mend ndihma e kosovarëve për hebrenjtë, por edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, populli hebraik hapi dyert për të gjithë refugjatët. Të lidhemi miqësisht me njeri-tjetrin. Kosova ofron zemrën e vet të hapur për përparim të miqësisë, tha Kurti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA