Top Talk: Larg apo afër një karantine të re. Flet Shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini

14/09/2020 18:27

14 shtatori, shënoi rihapjen e shkollave pas shumë muajsh pushimesh si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19. Mirëpo ky rifillim mbart me vete edhe riskun që këto ambiente të kthehen në vatra infeksioni, pasi atje do të mirëpriten mijëra fëmijë në të gjithë vendin. Kjo ishte dhe temë dite në emisionin “Top Talk”, ku e ftuar ishte Shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini

Eugena Tomini: Realisht prezenca e infeksioneve respiratore nuk do të jetë e lidhur vetëm me covidin, po covidi do të jetë prioritar ashtu siç e përmenda dhe në fillim të bisedës me ju. Por ndërkohë, monitorimi i infeksioneve respiratore që fillon që në muajt e para të muajit tetor, sigurisht që nuk ka reshtur së funksionuari për shkak të epidemisë së covidid. Risku nuk është zero, përsa i përket prezencës së nxënësve, mësuesve në të njëjtën ambient. Por sigurisht që do të jetë një bashkëpunim i të gjithë strukturave.

Siç e përmenda një rol shumë të rëndësishëm kanë edhe nxënësit edhe prindërit, që do të na ndihmojnë neve strukturave shëndetësore e arsimore që të kenë një vigjilencë për të kapur rastin në kohë. Kemi një pritshmëri të rritjes së rasteve, kryesisht të infeksioneve respiratore dhe kjo do të jetë në një monitorim të plotë nga strukturat shëndetësore.
Denis Dyrnjaja: Në spitalet COVID 1 (Spitali Infektiv) dhe COVID 2 (Shefqet Ndoqi), jemi afër pikut, apo e kemi arritur pikun e njerëzve që po marrin shërbim mjekësor.

Eugena Tomini: Kemi kapacitet të mjaftueshëm të pa ezauruar totalisht në të dy spitalet covid 1 dhe covid 2. Por në përditësimet e Ministrisë së Shëndetësisë ka kapacitete të lartë të rasteve të hostspitalizuara që kërkojnë trajtim edhe për efektet sekondare apo pasojat e sëmundjes.

Ekspertët mendojnë s’e me fillimin e vjeshtës, rritet mundësia e infeksionit për arsye se prezente do të jenë dhe viruset e stinës. Megjithatë, edhe pse situata mund të përkeqësohet, Tomini hodhi poshtë mundësinë e rivendosjes së vendit në karantinë, duke shtuar se deri më tani situata është e menaxhueshme.

Denis Dyrnjaja: Disa shtete kanë filluar të aplikojnë bllokim të pjesshëm, e cila do të ishte goditëse dhe “vdekjeprurëse” për popullatën. A mund të përsëritet një bllokim dhe në ç’formë mund të përsëritet për Shqipërinë.

Eugena Tomini: Një bllokim të fuqishëm ne e përjetuam për disa muaj rresht, në fillim të kësaj pandemie, sigurisht për të forcuar kapacitetet dhe për të mos pasur një mbingopje të sistemit shëndetësor. Aktualisht janë kapacitetet e plota dhe shpresoj që një valë e dytë e COVID-19, ne të na përballi duke ezuauruar ato kapacitete të parashikuara dhe shpresojmë që kjo dhe në vijim të vazhdojë me të njëjtën ritëm, duke pasur kapacitete të plota në shërbim të pacientëve.

Denis Dyrnjaja: Pra nuk planifikohet të kemi një karantinë të ri në kushtet që ndodhet Shqipëria për momentin.
Eugena Tomini: Jo. Deri në këto momente nuk parashikojmë një bllokim të ri.

Top Channel