Deklaratë e fortë e Kinës: SHBA-ja është “kërcënimi më i madh” për paqen botërore

14/09/2020 09:56

Ministria e Mbrojtjes së Kinës akuzoi SHBA-në se është “kërcënimi më i madh” për rendin ndërkombëtar dhe paqen në botë.

Zëdhënësi i ministrisë, Wu Qian në një deklaratë lidhur me një raport të publikuar nga SHBA-ja për zhvillimet ushtarake të Kinës dhe obektivat e saj tha:

“I bëjmë thirrje SHBA-së që të shikojë në mënyrë të paanshme dhe racionale mbrojtjen kombëtare dhe ndërtimin e ushtrisë së Kinës, të lërë së publikuari deklarata dhe raporte të gabuara si dhe të hedhë hapa konkretë për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe ushtarake”.

“Raporti që e cilëson Kinën si ‘kërcënim ushtarak’ komenton në mënyrë të gabuar strategjinë e qeverisë së Pekinit për politikën e saj të mbrojtjes kombëtare dhe strategjinë ushtarake”, theksoi Wu i cili ka shtuar se raporte të tilla të publikuara nga qeveria e Washingtonit janë “veprime të hapura provokative”.

“Prej 20 vitesh, SHBA-ja ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 800 mijë personave dhe zhvendosjen e dhjetëra miliona të tjerëve me operacionet ushtarake dhe luftërat që ka hapur në mënyrë të paligjshme në Irak, Siri dhe Libi”, tha Wu i cili pretendon se procesi në fjalë tregon se qeveria e Washingtonit është “nxitëse e trazirave rajonale, shkelëse e rregullit ndërkombëtar dhe eliminues i paqes botërore”.

Në një raport të publikuar në javët e mëparshme nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes u bënë vlerësime lidhur me strategjinë e Kinës ndaj Tajvanit, Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe kapaciteteve për ndërtimin e flotës dhe raketave lundruese (Cruise) dhe atyre balistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA