Fshatrat Urakë dhe Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit ndahen mes tyre nga aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë.

Por duket se këto fshatra bashkohen nga një konflikt i vjetër pronësie i cili nuk ka gjetur zgjidhje në 30 vite. Tokat e këtyre fshatrave janë ndarë edhe sipas tapive të vjetra ku pranga i shkon pronarit dhe me ligjin 7501. Kjo ka shkaktuar mbivendoje të tokave dhe një konflikt i cili nuk ka mundur të marrë zgjidhje nga Kadastra e Librazhdit.

28 familje nuk i gëzojnë pronat e tyre dhe madje problem ka shkaktuar dhe konflikte mes fqinjëve. Në shumë raste konflikti me pronat ka bërë që edhe disa ndërtesa të mos përfitojnë nga procesi i legalizimit. Pronarë pa toka dhe tashmë pa shpresa për të gjetur një zgjidhje, banorët e të dy fshatrave vazhdojnë të jenë në pritje të një zgjidhje nga kadastra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA