“WTF, nuk mund ta besoj”- vjen reagimi i Gala-s pas fitores së “The Voice Kids” në Belgjikë

11/09/2020 23:47

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi. Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Pas fitores Gala ka reaguar në rrjetin social Instagram duke shprehur emocionet e saj. “WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!”- shkruan Gala në Instagram.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel