“Nëna dhe gjyshja e dinin”/ Trashëgimtarja e “Gucci” rrëfen për herë të parë abuzimet seksuale: Që kur isha 6 vjeç…

11/09/2020 16:56

Stërmbesa e themeluesit të shtëpisë së modës, “Gucci”, e akuzon njerkun e saj për abuzime e thotë se e ëma dhe gjyshja, e fshehën këtë fakt nga sytë e botës.

Alexandra Zarini depozitoi së fundi një ankesë në një gjykatë të Los Angeles ku thoshte se Joseph Ruffalo la abuzuar me të për vite të tëra. Sipas Akexandrës, Ruffalo, një producent muzike që ka punuar edhe me Prince, i nisi ngacmimet kur ajo ishte vetëm 6 vjeç. Nëna dhe gjyshja e dinin, thotë trashëgimtarja, por nuk i thanë askujt sepse kishin frikë mos njollosej reputacioni i familjes.

E ëma, Patricia Gucci, u shpreh se është e shkatërruar nga vuajtjet nëpër të cilat kaloi e bija, megjithatë nuk i pranon akuzat se ka bërë diçka kundër saj. Sa për njerkun, ai ka gjetur në mënyrë mjaft të çuditshme mbrojtjeje, duke pretenduar se ka qenë shumë i shqetësuar në lidhje me shëndetin mendor të Alexandrës gjatë kohës kur ishte i martuar me Patrician. Këtu i referohej faktit që ajo kishte përdorur dikur lëndë narkotike.

Alexandra thotë se ishin traumat që e shtynë asokohe drejt drogës, dhe se e kishin kërcënuar se do ta linin pa asnjë lek nëse fliste, por tani thotë që është e pavarur financiarisht dhe nuk i intereson më çfarë bëjnë ata, mjafton që të japë ndihmesën e saj për të rritur ndërgjegjësimin që gjëra të tilla të mos i ndodhin kurrë një fëmije.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA