Nën shënjestër pas kritikave ndaj Trump/ Kërcënimet në internet frikësojnë Cardi B, këngëtarja merr hetues privat

11/09/2020 17:40

Kërcënimet në internet e kanë frikësuar Cardi B, duke e detyruar të punësojë një hetues privat.

Këngëtarja thotë se një mbështetës i presidentit amerikan Donald Trump e ka bërë publike adresën e shtëpisë së saj dhe ka inkurajuar njerëzit që të shkojnë në banesën e këngëtares dhe t`i vënë zjarrin. Kjo e ka shqetësuar shumë 27 vjeçaren.

Autorja e hitit “Bodak Yellow” është vënë në shënjestër për shkak të kritikave ndaj Trump. Edhe pse përgjithësisht përpiqet t`i injorojë komentet dashaliga, Cardi këtë radhë e pranoi se i është dashur të marrë masa pasi kërcënohej siguria personale e saj dhe e familjes.

Hetuesi privat kishte arritur ta gjente fajtorin; bëhej fjalë për një adoleshent, prindërit e të cilit mbetën të shokuar kur mësuan se çfarë kishte bërë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA