“Ëndërr të vesh fustanin e bardhë”, Genta Ismajli zbulon planet me partnerin turk: Do doja dy dasma

11/09/2020 18:50

Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, duket se po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike. Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

Genta tregoi se dëshiron që të bëjë dy dasma, një tradicionale dhe një tjetër më klasike. Megjithatë ajo shtoi se as martesa nuk do e ndalë ritmin e vrullshëm të jetës së saj.

Ndër të tjera ajo tregoi se partneri i saj turk e thërret me përkëdheli “llokum me arra”. Genta tha se Usta e mbështet shumë në karrierën e saj, sidomos tani që e ka kuptuar se si funksionon gjithçka.

FOTO GALERI
13/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA