Ilustrim

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë në një njoftim bën me dije se në pikën kufitare të Kapshticës është plotësuar kuota e 300 qytetarëve që kanë kaluar.

Si pasojë njoftohet se nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA